“Qeveria ka miratuar një projektligj që ka të bëjë me sigurimin e shtëpive për rastet e fatkeqësive natyrore. Sa do të jetë masa e kësaj takse të re që ju shtohet qytetarëve shqiptarë në buxhetin e tyre? “, ka qenë kjo një ndër pyetjet e gazetarëve që i është drejtuar ministrit të Ekonomisë, Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ministri Meta është shprehur se nuk është taksë, por një prim bazik sigurimi që do të mundësojë mbrojtje nga tërmeti dhe se do të jetë i përballueshëm nga qytetarët.
Ervin Mete: Nuk është taksë, por prim bazik sigurimi që do të mundësojë mbrojtje nga tërmeti. Thelbi i tij do të jetë që të jetë i përballueshëm dhe për ato shtesa që mbështeten nga qeveria, ne do të shohim në ligj që primi të mbështetet nga qeveria dhe buxheti i shtetit. Drafti që përmendet do të rishikohet në frymën e sjelljes së praktikave më të mira. Thelbi është të krijohet një fond që përmes sigurimit, transferon riskun nga vendi, tek kompanitë më të mëdha të sigurimit botëror, në mënyrë që në rast të një ngjarje katastrofike, të mund të kemi ndërhyrje të menjëhershme nga modelet e sigurimit që janë praktika më të mira botërore.
Buxheti i shtetit ka financuar deri tani për procesin e rindërtimit, qoftë për bonueset e qirasë, një shumë prej 189 milionë Eurosh. Në momentin që ngrihen skema të tilla dhe ka praktika shumë të mira botërore, të cilat të jenë të përballueshme dhe të krijohet mundësia që të veprohet në mënyrë të shpejtë në rast të një ngjarje katastrofike. Draft-ligji është në diskutim. Vlera do të përllogaritet. Në mënyrën si është parashikohet kjo vlerë, do të shikohet me VKM që t’i përgjigjet shtrirjes, aq më i furnizuar është fondi dhe aq më e ulët është pagesa. Të jetë një pagesë e përballueshëm në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen..
/a.r
Ne qofte se behet termet dhe prishen 5000 shtepi demi do jete 1 miliard dollare,asnje firme siguracioni nuk do pranoje te japi demshperblim 1 miliard dollare por do shpalli gjasme falimentim qe mos te paguaj parate,dhe ne baze te ligjit po shpalli falimentim firma e siguracionit populli zdo mari asgje e thote ligji.keto hile i kemi mesuar emigrant ne Itali para 25 vjetesh tani Shqiperia do tazbatoje kete hile sot kur ne e kemi mesuar para 25 vjetesh.
E vetmja rruge per pagimin e demeve nga termetet ,permbythet dhe zharret eshte krijimi e agjensise se sigurimeve shteterore pervec atyre private.Privatizimi i INSIGUT nga hahduti Ahmetaj ne miratimin e qeverise Rama ishte gabim i rwnde ekonomik.Agjensia shteterore amirtizon monopolizimin e sektirit te sigurimeve dhe ka efekt pizitiv per popullaten.