Ushtria izraelite ka vrarë tre anëtarë të familjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, raportojnë burimet në Gaza.
Në mediat lokale flitet se nga sulmi i befasishëm në shtëpinë e Abu Khaled Haniyeh, vëllait të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, në Gaza është vrarë edhe një nga djemtë e kreut të Lëvizjes Islame, i cili prej vitesh jeton në mërgim.
Megjithatë, nuk ka ende asgjë të konfirmuar. Haniyeh është aktualisht në Katar, në mbështetje të Hamasit.
Të shtunën, Haniyeh u takua me ministrin e jashtëm të Iranit në Katar, ku ata diskutuan sulmin vdekjeprurës të Hamasit në Izrael dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për të arritur qëllimet e grupit.
Gjatë takimit të tyre në kryeqytetin e Katarit, Doha, ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian vlerësoi tërbimin si një “fitore historike” që kishte sjellë një pengesë për pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli./m.j