Alen Sherri është ulur në stol në ndeshjen që Shqipëria luan kundër Bullgarisë sot në 18:00 në “Air Albania”. Portieri i Egnatias rikthehet kështu në Kombëtare, duke qenë gati për miqësoren.
Veç tij në stol është edhe Berisha. Kujtojmë se për Sherrin nuk ka pasur asnjë informacion që do bashkohej me ekipin në këtë grumbullim.
ër shkak të një gjendje gripale, portieri Elhan Kastrati nuk do jetë i grumbulluar. Kështu, është vendosur që “gardiani” i Egnatias, Alen Sherri të jetë në stol dhe gati të kontribuojë për kombëtaren. Për Sherrin kjo është hera e parë që bashkohet me ekipin.
“Për shkak të gjendjes gripale, portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Bullgarisë. Për këtë arsye, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë portierin e Egnatias, Alen Sherri” – Shkruan FSHF.
Lojtarët kanë zbritur në fushën e lojës për të bërë nxehmjen e zakonshme. Me interes pritet të mësohet sesi do shkojnë gjërat sonte./m.j