Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, zhvilloi një vizitë pranë Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë, prej ku edhe njoftoi se ka nisur vaksinimi kundër gripit stinor dhe rreth 260 mijë doza janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë.
“Janë 260 mijë doza vaksinash që janë siguruar për të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin. Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë duke mundësuar shpërndarjen pranë mjekëve të familjeve, duke diagnostikuar gjithë grupet e riskuara. Janë të ftuar dhe u bëj thirrje që t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim që të bëjnë dozën e vaksinës kundër gripit”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu
Individët e moshës së tretë mbi 60 vjeç;
Gratë shtatzëna;
Personat me sëmundje pulmonare apo astmë bronkiale;
Personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave;
Të sëmurët me tumor/kancer;
Personat obezë;
Personat me imunitet të dobët, etj.
/f.s