Në kuadër të ditës së dytë të vizitës në Shqipëri të Presidentit francez, Emmanuel Macron, janë nënshkruar marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, konkretisht:
-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.
-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.
-Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.
-Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shiqipërisë dhe Francës në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Francës, po zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe presidentit Macron.