jë ditë pasi kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se gjatë punimeve te samitit te procesit të Berlinit do ti kërkojë kryeministrit Rama lejimin e betimit te kryebashkiakut te Himarës, Fredi Beleri, Gjykata e Posaçme pritet te shprehet mbi kërkesat e këtij të fundit.
Në seancën e dytë gjyqësore që pritet të mbahet ne orën 14:00 GJKKO pritet të shprehet mbi kërkesën për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore të prokurorisë së Vlorës dhe SPAK, që automatikisht do te sillte pushimin e çështjes si dhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.
Beleri akuzohet për korrupsion ne zgjedhje dhe prej 12 majit mbahet ne paraburgim.
/a.r