Izraeli ka vijuar gjatë mbrëmjes së kaluar sulmet ajrore ndaj objektivave të Hamasit që ndodhen në Gaza.
Sipas burimeve palestineze mësohet se 55 persona janë vrarë nga bombat dhe raketat izraelite, teksa ushtria e Netanjahut deklaron se ka goditur më shumë se 200 objektiva terroristësh.
Në fokus të sulmeve ka qenë një bazë e Hamasit në Gaza, një bankë që përdorej prej tyre për financimin e akteve terroriste dhe një linjë tunelesh nëntokësore. Marina sulmoi gjithashtu disa objektiva ushtarake arabo-palestineze, përfshirë dhe një depo armësh në Gaza.
Ndërkohë, vijon evakuimi i civilëve nga Gaza me ritme të shpejta pasi autoritetet izraelite nuk tërhiqen nga plani i tyre për të shkatërruar Hamasin në rrënjë.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura në Izrael informon se deri në këto momente janë evakuuar mbi 600 mijë banorë nga Gaza, teksa kanë mbetur dhe 100 mijë të tjerë.
A2News /a.r