Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mbërritur mbrëmjen e sotme (16 tetor) në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama. Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
“Dita për disa prej jush përfundon këtu, por për mua vazhdon ende pasi Presidenti i Francës sapo ka mbërritur. Na duhet të vijojmë më pjesën tjetër të këtyre ditëve me vizitën e parë të një presidenti francez në tokën tonë. Mirëpritja jonë duhet të shkëlqejë edhe në mbrëmje”, tha Rama.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 19:30. Për ta pritur ka dalë zv.kryeministrja Belinda Balluku për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e Procesit të Berlinit që është drejt përfundimit të punimeve.
Në aeroportin e Rinasit ai është pritur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet ende në punimet e samitit të Procesit të Berlinit./m.j
Me Makronin u takove o Rama por ndonje mareveshje nuk firmose as ekonomike as ushtarake.atehere si quhet ky takim.takim kot pa asnje vlere zere se nuk u takuat fare