Lideri i opozitës Lulizm Basha e ka cilësuar propozimin për referendum për kreun e PS-së, të ardhur nga Kryeministri Rama, si një model të njëjtë me atë të Enver Hoxhës. Në një takim me të zgjedhurit e forumit rinor demokrat (FRPD) Basha tha se Rama po sillet si Enver Hoxha.
“E dëgjuat sot, kur tha, do bëjmë referendum për mua, si në kohën e Enverit. Edhe Enver Hoxha ashtu thoshte, të bëjmë referendum, me një kandidat, dhe fitonte me 99% të votave.”- tha Basha.
Basha ka shtuar se maxhoranca ka sjellë kriminelë në politikë dhe parlament
“Frika nga ballafaqimi me opinionin publik e çoi tek inkriminimi. Mashtrim propagandë gënjeshtra, ja kanë shpëlarë dhe vetë trurin e tij, e patë sot se çfarë deklaroi se ku ka kriminelë, nuk ka inkriminim, ku janë 19 kriminelët. Po ata që janë prapa hekurave sot a nuk ishin ata që solli ky në parlamentin shqiptar çfarë i quan këta, a nuk është krim të vjedhësh pasurinë e këtij populli. Problem të madh e ka listën e Lezhës se kështu mendoi se do ti poshtëronte malësorët, duke futur në lista kriminelët. E dini pse se heq Prengën apo jo, se ai që vjen mbas Prengës është në burg.”- tha Basha