Teksa në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, ku po mbahet Samiti për Procesin e Ballkanit, Policia e Shtetit dhe Garda kanë ‘blinduar’ institucionet.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, efektivë të policisë ndodhen në çdo godinë të lartë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në samit.
Aktualisht samiti po mbahet në ambientet e Piramidës.