Serbët fillojnë korrupsionin me Kosovën. Përkundër premtimeve se paratë e dedikuara për Kosovën do të jenë të kontrolluara rreptësisht, sipas hulumtimit të emisionit hulumtues “Insajder”, nuk ekziston asnjë e dhënë për shpenzimin e këtyre parave.
Dokumentacioni i mbledhur viteve të fundit nga Insjader, tregon sesi në periudhën 2 vjeçare kanë humbur miliona euro të dedikuara për Kosovën. Ministria e Energjisë dhe Minierave ka thënë se prej vitit 2012-2015 nuk kanë ndarë para për Kosovën. Megjithatë, të dhënat që ka siguruar “Insajder.net” tregojnë se dy vite më parë kanë ndarë buxhet. Pas kësaj gjetje, Ministria ka thënë se në vitet 2012-2013 për Kosovën kanë ndarë 238 mijë euro.
Në përgjithësi vetëm dy ministri kanë deklaruar se kanë ndarë para për Kosovën, por dokumentet e gjetura tregojnë se bëhet fjalë për 20 milionë euro që nuk dihen sesi janë shpenzuar. Ministri e Punëve të Brendshme megjithatë ka treguar se gjatë vitit 2012-2013 për Kosovën janë ndarë 22.8 milionë euro por nuk ka dokumentacion se ku dhe si janë shpenzuar ato.