Përpjekjet e perëndimit për ta tëhequr Serbinë nga krahët e Rusisë dhe Kinës, nuk kanë dhënë rezultate.
Kështu ka deklaruar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett.
Kosnett në një intervistë për Euractiv tha se është koha për një qasje të re.
Ai theksoi se gjatë përpjekjeve gati dy dekadëshe të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, kishte tendencë për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.
“Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë qasja më e mençur”, tha Kosnett.
“Unë mendoj se Serbia qartazi është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk ka treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.
Diplomati amerikan theksoi është koha që Evropa dhe Perëndimi duhet të jenë më realistë për këtë.
“Mendoj se kjo do të ishte kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, theksoi ai. /
/a.r