Katër fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci i kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro2024. Formë që i afron me vetëm një pikë kuqezinjtë me turneun Gjerman të Euro2024. Bullgaria është rivali i radhës për ansamblin e ndërtuar nga Silvinjo, një miqësore që deri më tani nuk ka fituar simpatinë e tifozëve. Ndryshe nga Republika Çeke ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulet. Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, natyrisht me trendin që pritet të vij në rritje.
Stadiumi ‘Air Albania’ ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe praktikisht vetëm 1/3 e tij është prenotuar tashmë. Interesi tregon edhe rëndësinë e kësaj miqësoreje, pasi Bullgaria nuk është një kundërshtarë me emra të mëdhenj në përbërje. Kjo sfidë do të jetë edhe ajo e provës për trajnerin Silvinjo dhe stafin e tij. Për herë të parë si kuqezi, tekniku brazilian do të ketë mundësi për të eksperimentuar me lojtarët që ka në dispozicion.
Hapësira pritet të ketë për ata që nuk u aktivizuan në duelin e së Enjtes, për të parë më nga afër cilësitë që zotërojnë. Dyshja e La Ligës spanjolle, Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu pritet ta nisin nga minuta e parë, teksa titullarë besohet se do jetë edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i dalë nga akademia e Tiranës bëri mirë në pak minuta që luajti ndaj Republikës Çeke, por tashmë ndaj Bullgarisë pritet të jap akoma dhe më shumë nga talenti që zotëron.
/f.s