Presidenti në detyrë i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, do të jetë në Tiranë këtë të hënë për të marrë pjesë në një samit të liderëve për Ballkanin Perëndimor.
Sipas “El Pais” presidenti do të flasë me partnerë të tjerë evropianë edhe për konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Këto rrethana dhe situata aktuale ndërkombëtare, me luftën në Ukrainë dhe konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, kanë bërë që presidenti i Qeverisë ta pranojë ftesën për atë takim.
Partnerët e tjerë evropianë do të jenë nga vende si Franca, Italia, Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Polonia dhe Sllovenia, megjithëse mbetet për t’u konfirmuar nëse liderët e tyre apo anëtarët e qeverive të tyre përkatëse do të udhëtojnë.
Gjithashtu, do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Takimi merr gjithashtu një rëndësi të veçantë, pasi liderët e BE-së do të mund të shkëmbejnë përshtypjet përpara samitit të komunitetit që presidenti i Këshillit Evropian ka thirrur të martën me videokonferencë për të trajtuar situatën e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sanchez ka mbrojtur bashkëpunimin e BE-së me Ballkanin, si dhe zgjerimin me këto vende për sa kohë që ato përmbushin të gjitha kërkesat e kërkuara për këtë.
Sipas burimeve të “La Moncloa”, Sanchez do të udhëtojë për në Tiranë të hënën dhe do të kthehet në të njëjtën ditë, pasi të përfundojë takimi.
/f.s