Në kuadër të operacionit policor të koaduar “Last deal vollga”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Arben Muça, 48 vjeç, banues në Tiranë, Ervis Likmeta, 46 vjeç, banues në Durrës.
Pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se shtetasi Ervis Likmeta i ka shitur shtetasit Arben Muça, sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/f.s