Policia e Durrësit ka zbuluar një punishte të paligjshme që prodhonte paketa me cigare.
Cigaret e prodhuara shiteshit kontrabandë, ndërsa në pranga u vu pronari i saj.
Policia gjeti në punishte 63.2 kg duhan të papërpunuar, i dyshuar i kontrabanduar, nga 36-vjeçari i arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r