Një i ri ka përfunduar në spital mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, pas një konflikti që pati me një person tjetër.
Sipas policisë së shtetit 36-vjeçari L.P. mori plagë në qafë me një mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta që pati me 32-vjeçarin Dh.T. në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit Dh. T. dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës.
Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
/a.r