Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Policia njofton se mjeti me drejtues 24-vjeçarin me iniciale E.I., banues në Gostivar, ka përplasur këmbësorin 77-vjeçar me iniciale M.P, banues në Omaraj të Malësisë së Madhe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r