Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse nuk do të normalizohen marrëdhënie mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë do vonohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Më tej shtoi se faturë më të madhe politike merr Shqipëria, duke qenë se për vendin tonë janë hapur negociatat.
“Përsa i përket Samitit, e para do të diskutohet për lëvizjen e lirë, e dyta për njohjen e b diplomave në rajon. Asgjë nuk do të vendoset nëse nuk do të normalizohet politikisht Kosova dhe Serbia.
Nëse Kosova dhe Serbia kanë konflikt, të gjitha projektet për Ballkanin perëndimor janë të pa zbatueshme. Nëse nuk ka normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kjo do të pengojë të gjithë Ballkanin Perëndimor, në procesin e integrimin.
Ajo që merr faturë politike është Shqipëria, pasi Shqipëria është më afër pasi janë hapur negociatat”-theksoi ai./m.j