Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lajmëruan se forcat e këmbësorisë dhe tanket hynë në Rripin e Gazës për të kryer bastisje të lokalizuara, sipas Fox News.
Ndërhyrja ushtarake vjen pasi grupi militant Hezbollah mori përgjegjësinë për shënjestrimin e posteve ushtarake izraelite përgjatë kufirit të vendit me Libanin, të cilit izraelitët iu përgjigjën me sulme artilerie.
Më shumë se 1300 izraelitë u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën kur Hamasi sulmoi shtetin hebre të shtunën.
Sipas autoriteteve izraelite, rreth 150 persona besohet se janë kapur rob nga terroristët dhe janë mbajtur në Gaza./m.j