Afati i dhënë nga izraelitët për palestinezët në Rripin e Gazës për t’u larguar nga shtëpitë e tyre përfundon në orën 20:00, njoftoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) në një postim për mediat arabe.
“Ne ju bëmë thirrje këtë mëngjes që të largoheni nga qyteti i Gazës në luginën jugore, për sigurinë tuaj. Ju njoftoj se IDF do të përmbahet nga prekja e itinerarit të shënuar në hartë deri në orën 20:00”, ka shkruar një zëdhënës, teksa ka postuar një hartë.
“Për sigurinë tuaj, përfitoni për të lëvizur në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis. Ne do të publikojmë metoda shtesë të sigurta më vonë. Nëse jeni të shqetësuar për veten dhe të dashurit tuaj, duhet të shkoni në jug sipas udhëzimeve tona. Jini të sigurt se liderët e Hamasit kujdesen vetëm për mbrojtjen e tyre ndërsa përgatiten për sulme në rajon”, tha ai.
Kombet e Bashkuara e konsiderojnë të pamundur që një lëvizje e tillë të ndodhë pa pasoja shkatërruese humanitare dhe kërkoi anulimin e urdhrit.
“Kombet e Bashkuara e konsiderojnë të pamundur të bëhet diçka e tillë pa pasoja katastrofike humanitare. Kombet e Bashkuara apelojnë me forcë që çdo urdhër i tillë, nëse konfirmohet, të anulohet në mënyrë që të shmanget shndërrimi i asaj që tashmë është një tragjedi në një fatkeqësi”, tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Sipas Dujarric, urdhri vlen për të gjithë pa përjashtim, duke përfshirë stafin e OKB-së dhe mijëra njerëz që janë strehuar në objektet e organizatës ndërkombëtare, kryesisht shkolla, qendra shëndetësore dhe klinika. Hamasi e quajti paralajmërimin për palestinezët për të lëvizur në jug të Gazës “propagandë të rreme”./m.j
#عاجل سكان مدينة غزة,
قمنا بمناشدتكم صباحاً لمغادرة مدينة غزة إلى منطقة جنوب وادي غزة، حفاظاً على سلامتكم. أود أن أبلغكم أن جيش الدفاع الإسرائيلي سيمتنع عن المس بالمسار المحدد في الخارطة حتى الساعة 20:00.
حرصاً على سلامتكم استغلوا الوقت القادم للتحرك جنوباً من بيت حانون إلى… pic.twitter.com/6Fpk6otVBY— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) October 13, 2023