“Mes luftës, nis edhe jetë e re. Na lër të dëgjojmë zërin tënd, babi yt është këtu”.
Me këto fjalë i është drejtuar të birit, të sapoardhur në jetë, gazetari i agjencisë së lajmeve Reuters në Gaza, Mohammed Salem, i cili mësoi lajmin se foshnja e tij po vinte në jetë, teksa mbulonte bombardimet e Izraelit në Gaza.
Nga xhirimi e raportimi i raketave të çdo ore, shkatërrimit e funeraleve, Salem e gjeti veten brenda pak minutave në spitalin e Al Sahaba në maternitetin e qytetit të Gazës dhe veten e gjeti duke filmuar të birin, Abdullah.
39-vjeçari thotë se i mjaftuan pak sekonda me të, për të kuptuar se tashmë lufta duhet të përfundojë dhe objektiv i kamerës së tij tashmë është i porsalinduri.
/a.r