Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim çështjen ndaj Kristo Çollakut dhe Gjergji Butkës, të akuzuar për shitblerje votash. Prokuroria ka ‘kopsitur’ dosjen ndërsa dy të pandehurit pritet të gjykohen në bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor.
Kristo Çollaku akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Gjergji Butka për “korrupsion pasiv në zgjedhje”.
Kristo Çollaku, i ka ofruar të Gjergji Butkës para në këmbim të votës në favor të një deputeti për qarkun e Korçës në zgjedhjet parlamentare, 25 Prill 2021.
/a.r