“Le të shkojmë në Euro 2024”, është ky mbishkrimi që kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur krahas momenteve të golave të shënuar nga ana e futbollistëve të kombëtares shqiptare në ndeshjen me Çekinë.
Teksa na ndajnë edhe pak minuta lojë, duket se kryeministri i vendit është besimplotë për fitoren e Shqipërisë kundrejt Çekisë.
Në minutën e 73-të, Shqipëria ka realizuar golin e 3-të, duke shënuar kështu edhe golin e 2 nga Seferi gjatë ndeshjes.
Golin e parë të kalimit në avantazh të Shqipërisë e shënoi Jasir Asani.
/a.r