Shteti i Kalifornisë ka nga e enjtja miliarderin më të ri në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo falë një bilete lotarie të Power Ball.
Sipas mediave amerikane, fituesi i Jackpot është vetëm një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Fituesi ka rrëmbyer në këtë mënyrë jackpotin e dytë më të madh në historinë e kësaj lotarie. Ai ka mundësinë që të tërheqë të gjithë shumën e plotë për 30 vite ose të marrë 774 milionë dollarë përnjëherë në dorë.
Bileta fituese është shitur në një dyqan pijesh alkoolike në Frazier Park, rreth 120 km larg Los Angeles. Ajo kushton 2 dollarë dhe shitet dhe në Porto Riko dhe Ishujt Virgin.