Media shtetërore në Siri thotë se Izraeli ka shënjestruar aeroportet në Damask dhe qytetin e Alepos.
Agjencia shtetërore e lajmeve Sana raportoi se shpërthimet e raketave kanë dëmtuar pistën e aeroporteve të cilat tashmë janë jashtë shërbimit.
Sulmet ajrore vijnë një ditë përpara se ministri i jashtëm iranian të vizitojë Sirinë.
Të dy vendet janë armiq të betuar të Izraelit dhe Irani e ka mbështetur prej kohësh Hamasin.
Izraeli bombardon shpesh objektiva në Siri të lidhura me Iranin dhe grupin militant libanez Hezbollah, por rrallëherë i pranon sulmet./m.j