Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga sfida Shqipëri-Çeki, policia ka sekuestruar disa sende të paligjshme që mendohet se do të përdoreshin në stadiumin ‘Air Albania’ nga tifozët.
Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“ Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara. Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike. Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!”, shkruan në rrjetet sociale Balla.
/f.s