Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka komentuar fjalimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku në Kuvend.
Çuçi tha se duhej ta kishte lënë lojën politike, pasi fjalimi i saj ishte një luftë ndaj qeverisë dhe Kuvendit.
“Jorida duhej ta kishe lënë lojën politike, 90% e fjalës tuaj ishte luftë e pastër politike kundër qeverisë Ramës dhe parlamentit. Sulmi terrorist ndaj Kosovës i bërë më 24 shtator në veri ishte një grusht i rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovës, por gjithë Ballkanin.
Kemi mbajtur qëndrim të prerë që e mishëruam edhe në draftin që presim ta miratojmë sot, të shkruar nga ne, ku padisuktim pika e parë është shprehja e solidaritetit dhe përkrahjes së plotë të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, i kërkojmë institucioneve ndërkombëtare, institucioneve tona të ushtrojnë presion, që të hetohet organizmi i këtij akti terrorist dhe të vendosen masa për të gjitha institucionet që mund të kenë luajtur rol në përgatitjen e këtij sulmi”, tha Çuçi.
***
Tabaku: Mbështetja e Kosovës tregohet me vepra jo me fjalime të gjata
“Sulmi i 24 shtatorit, terrorist i një grupi të armatosur nga Serbia sigurisht që kishte qëllim primar destabilizmin me armën dhe cenueshmërinë e institucioneve të Kosovës dhe shtetit të saj. Fuqitë e barutit që përpiqen të rindezin konfliktet në rajon e jo rikthimin e fantazmave të së shkuarës.
Njeriu është ajo çfarë bën dhe ajo çfarë thotë por ne kemi dështuar sot në politikë dhe ministri ka dështuar i cili tha se çështja e Kosovës i takon politikës së jashtme. Kemi qenë të zënë se kush e do më shumë, a thua se matet atdhedashuria nga fjalimet e gjata dhe elokuenca.
Pertej elokuencës, kanë rëndësi veprimet. Ky është shqetësimi i opozitës, a janë qëndrimet zyrtare të Shqipërisë jo vetëm para 24 shtatorit në favor të saj e të sigurisë së rajonit. Ne nuk kemi parë ende një qëndrim të qartë e të prerë në të drejtën e Kosovës në publikimin e provave e fakteve.
Kemi një garë të pakuptimtë se kush është më i pëlqyer kryeministri i Shqipërisë apo i Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet, sepse kjo seancë që ishte për të dënuar sulmet e Serbisë, pak është debatuar sot”, – tha Tabaku.
/a.r