Katër nga pesë izraelitë besojnë se qeveria e vendit të tyre dhe kryeministri Benjamin Netanyahu janë përgjegjës për sulmin terrorist të Hamasit dhe masakrat në Izraelin jugor, sipas një sondazhi të ri të publikuar nga Jerusalem Post.
86% e të anketuarve në sondazh, duke përfshirë 79% të mbështetësve të qeverisë së koalicionit thanë se e konsideronin sulmin e befasishëm nga Gaza një “dështim të udhëheqjes së vendit”.
Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në sondazh (94%) thanë se besonin se qeveria e Izraelit ishte në një farë mase përgjegjëse për mungesën e gatishmërisë.
Madje 75% u përgjigjën se qeveria Netanyahu ka pjesën më të madhe të përgjegjësisë.
Sipas Jerusalem Post, në sondazh morën pjesë gjithsej 620 hebrenj izraelitë nga rajone të ndryshme të vendit. Nga këta, 56% thanë se besonin se Netanyahu duhet të tërhiqej në fund të luftës. 28% e votuesve në koalicionin qeverisës janë shprehur se janë dakord me këtë pikëpamje.
Përveç kësaj, 52% e të anketuarve thanë se do të dëshironin që ministri i Mbrojtjes i vendit Yoav Gallad të jepte dorëheqjen në të ardhmen. Së fundmi, shumica e të anketuarve thanë se nuk i besojnë qeverisë aktuale për të udhëhequr luftën në Gaza.
Megjithatë, vlen të theksohet se sondazhi është kryer para marrëveshjes së djeshme mes Netanyahut dhe opozitës për të formuar një qeveri emergjente.
/f.s