Tensionet në veriun e Kosovës u rindezën me sulmin e grupit të armatosur serb në veri të Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë dhe polici Afrim Bunjaku.
Kryeministri Edi Rama kërkon KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës si dhe përsërit idenë e një konference paqeje për normalizimin me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve të pandërprera. Por kjo kundërshtohet nga Albin Kurti
Në sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Eduard Zalonshnjen, të pyeturve u është bërë kjo pyetje
Kush mendoni se ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës?
38.7% janë shprehur se Rama ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës, ndërsa 11.3% kanë thënë se anojnë nga Rama.
Nga ana tjetër 34.6% që janë shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur qëndrim më të drejtë dhe 15.4% që anojnë nga ai.