Kryeministri Edi Rama vijon të mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve. Madje pëlqimi i tij është rritur me 1.7% në krahasim me rezultatin e një muaj më parë. Duket që shqiptarë kanë vlerësuar pozitivisht rolin e tij në lidhje me situatën e Kosovës.
Kështu në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën 41.7 % e kanë opinion pozitiv për Ramën, kundrejt 40% që ishin muajin e kaluar.
Aktivizimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së është shoqëruar me një rritje prej 2 % në krahasim me muajin e kaluar.
Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij. Tjetër tregues ky pas humbjeve të zgjedhjeve në Rrogozhinë edhe në Kukës. Në sondazhin e Report Tv Sali Berisha ka një rënie prej 2.2% në krahasim me muaj e kaluar. Ndërkohë mbështetja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbetet gati e pandryshuar ka një rritje prej 0.3% në krahasim me muajin e kaluar.
/a.d