Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte mandatin e katërt. Sipas sondazhit të dytë të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja, 36.8% e qytetarëve do të votonin PS, ndërsa përballë një opozite të përçarë, vlerësojnë negativisht punën e saj. Rama mban kryesimin edhe si politikani i preferuar
Në studion e emisionin ‘Repolitix’ për të komentuar rezultatet e sondazhit janë Eduard Zaloshnja, Endri Shabani, nga Nisma Thurje, gazetari Poli Hoxha si dhe gazetari Flogert Muça.
Kampioni i sondazhit është 2000 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë pyetur me mesazh, si edhe marzhi i gabimit +/- 3.5%.
Qytetarët i janë përgjigjur 7 pyetjeve
Çfarë vlerësimi keni për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot? Shumica dërrmuese e qytetarëve vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës. Konkretisht, 75.2 % anojnë nga negativja dhe negativisht e vetëm 24.7% anojnë nga pozitivja e pozitivisht.
Çfarë vlerësimi keni për punën e qeverisë në përgjithsi deri më sot? Ajo që vihet re është se në krahasim me një muaj më parë ka një rritje prej 2% e vlerësimit pozitiv për punën që shqiptarët në përgjithësi kanë për qeverisjen e kryeministrit Rama dhe është ulur me 2% numri i atyre që mendojnë negativisht për punën e qeverisë. Kështu pozitivisht e vlerësojnë 22.3% dhe 18.06 % kanë anuar pozitivisht kundrejt 29.9 % që mendojnë negativisht dhe 29.2 % që anojnë drejt negatives.
Kush ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës? 38.7% janë shprehur se Rama ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës, ndërsa 11.3% kanë thënë se anojnë nga Rama. Nga ana tjetër 34.6% që janë shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur qëndrim më të drejtë dhe 15.4% që anojnë nga ai.
Si konsiderohet shërbimi shëndetësor privat në Shqipëri? Shqiptarët janë të pakënaqur dhe kanë shumë rezerva për shërbimin shëndetësor privat, për të cilin paguan shumë dhe merr shumë pak. Më shumë se gjysma, 51.5% vlerësojnë se shërbimi nuk është cilësor, 18.4 % thonë se shërbimi është cilësor por është i shtrenjtë, 15.2% thonë se shërbimi është jocilësor por me kosto të arsyeshme ndërsa 15 % se është cilësor dhe me kosto të arsyeshme.
Cili nga 4 probleme ndër më të shumtit që mbulon policia i shqetëson më shumë? 61.8% e të pyeturve i janë përgjigjur se është “shpërndarja e drogës nëpër shkolla’. Një pakicë, 24.8% kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është ‘krimi i organizuar’, 7.1 % ka thënë se janë vjedhjet dhe grabitjet dhe 6.4 % kultivimi i kanabisit.
/a.d