Autori që vodhi 300 mijë Lekë të vjetra mbrëmjen e së martës në dyqanin e një kompanie celularësh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, ka tentuar sërish vjedhjen mbrëmjen e sotme.
Kësaj radhe në zonën e Kombinatit, përsëri në dyqanin e një kompanie celulare.
Në foton e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, autori shfaqet me të njëjtat rroba; bluzë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë.
Në dorë mban një send në dukje pistoletë, nën kërcënimin e të cilës ka kryer vjedhjet.
Autori nuk është kapur ende nga policia.
/a.d