Shpërndarja e drogave në shkollë shqetësimi më i madh për shqiptarët, i fundit kultivimi i kanabisit
Fenomeni i shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope nëpër shkolla, aty ku fëmijët shkojnë për të marrë dijen dhe kalojnë një pjesë të mirë të kohës është fenomeni që po shqetëson së tepërmi shqiptarët sot.
E tregojnë dhe shifrat e sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zalonshjën.
Pyetjes se cili nga 4 problemet ndër më të shumtit që mbulon policia e shtetit i shqetëson më shumë 61.8% e të pyeturve I janë përgjigjur se është “shpërndarja e drogës nëpër shkolla’
Një pakicë, 24.8% kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është ‘krimi i organizuar’.
Ndërsa vjedhjet, grabitjet dhe kultivimi i kanabisit duket që kanë kaluar në plan të dytë dhe nuk janë më shqetësimi më i madh për shqiptarët.
Prej ditësh policia ka ndërmarrë një operacion të koduar “Tempulli” për të goditur rastet e shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjithashtu ka prezantuar dhe një paketë të re të sigurisë në shkolla.
/a.d