Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur masat e marra nga Policia e Shtetit në kudër të mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri – Çeki ditën e nesërme në “Air Albania”.
Ai shprehet se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes dhe i ka bërë thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështethje të kombëtares kuq e zi.
“Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke. I bëj thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi”, shkruan ministri i Brendshëm.
Më herët sot, autoritetet prezantuan masëat për ndeshjen më të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt “Euro 2024”, ku u bë me dije se disa nga rrugët kryesore të Tiranës do të mbyllen si dhe rregulla të rrepta për veprimet jo sportive në fushë dhe jashtë saj.
Shqipëria për momentin ndodhet e para në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura. Fitorja e madhe me Poloninë në Tiranë dha një dritë shprese për një përsëritje të historisë, si në vitin 2016./m.j