Në një kohë kur konfliktet mes Izraelit dhe Hamasit janë në “të kuqe” , ka shqetësime në rast se një grup luftëtarësh nga Libani vendos të përfitojë nga situata dhe Izraeli do të detyrohet të luftojë në dy fronte.
Tashmë, Hezbollahu ka pranuar se ka nisur sulmet kundër Izraelit dhe në orën e fundit, civilëve në veri të vendit u është thënë të mbrohen për shkak të hyrjes së “avionëve armik” nga Libani.
Një këshilltar i lartë i kryeministrit Netanyahu, Mark Regev, i tha Sky News se ai ishte “i shqetësuar” nëse Hezbollahu do të “përshkallëzonte situatën”.
“Ne nuk duam të shohim një përshkallëzim në veri, por nëse na detyrohet një luftë me dy fronte, ne nuk do të habitemi. Jemi të përgatitur, jemi gati dhe do të fitojmë” , tha ai. “Nuk është e lehtë, por asnjë luftë nuk është kurrë e lehtë. Ne jemi përgatitur për çdo rast dhe mund të luftojmë, nëse është e nevojshme, në një luftë me dy fronte” .
Regev tha se vendi dëshiron të dalë nga ky konflikt me një “realitet të ndryshëm” dhe Gaza “nuk do të jetë e njëjtë” .
“Lufta do të përfundojë sipas kushteve tona”, shtoi ai, duke thënë se një zgjidhje do të “ndryshojë rrënjësisht” situatën në Gaza./m.j