Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj është i ftuar në emisionin “Real Story”, 24 orë pas lirimit. Goxhaj u shpreh fillimisht se misioni i luftës ka qenë Bashkimi Kombëtar, ndërsa shtoi se fakti që ai nuk mund të udhëtojë tani në Kosovë, e vret.
“Unë do të doja te specifikoja diçka, ne luftuan për Shqipërinë. Ky proces që po ndodh sot, është një hap i parë dhe i ndërmjetëm për bashkimin e kombit.
Të gjithë ne që vajtëm nga Shqipëria dhe ata që ishin në Kosovë, luftuan për një Shqipëri.
Pamundësia për të vajtur në Kosovë, të vret, por kemi bërë thjesht një betejë dhe do të bëjmë akoma më shumë beteja deri sa të përfundojmë luftën. Misioni është bashkimi kombëtar” tha Goxhaj.
Një ndër emrat e publikuar nga Goxhaj është edhe një person në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ish-luftëtari shprehet së dëshmitë e këtyre personave kanë qenë të rreme, pasi këta nuk kanë qenë farë në këto ngjarje, por i kanë dhënë për përfitime personale.
“Unë nuk e di nëse është i LVV. Jam nisur që personi ka pasur dijeni për atë ngjarjen, unë kam akuzuar këtë person dhe persona të tjerë, si dëshmitarë të rremë. Këto nuk kane qenë fare në këtë ngjarje. Këta e i kanë UÇK pas luftës.
Dëshmitë e rreme i kanë bërë për arsye personale, kanë përfituar azile, dokumente në shtetet e tjera” shtoi ai.
Më pas ai shtoi se arsye se pse ai i publikoi këto emrat është për faktin, së dëshmitë e këtyre personave, i dhanë 26 vite burg ushtarit të UÇK.
“Sepse dëshmitë e tyre të rreme i dhënë 26 vite burg ushtarit tonë. Në kohën e luftës kemi pasur raste kur Serbia ka arrestuar persona dhe dënimi më i rëndë ka qenë 17 vite burg. Kurse kjo gjykata e jonë, dënon luftëtarët që dhanë mundësinë e krijimi të kësaj gjykata me pothuajse dyfishin i dënimit që dha Serbia” theksoi ai./m.j