Më 16 tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit, ku siç shprehet Kulluri, kreu PD, Lulzim Basha nuk do të jetë i pranishëm, pasi nuk ka një ftës për të, duke theksuar se po ashtu se samiti është i liderëve evropianë.
Ai shtoi se pjesë e këtij Samiti, do të jetë Sali Berisha, i cili do të jetë në shesh duke protestuar.
“Samiti është i liderëve evropianë dhe aty përfaqësohen institucionet, nuk ka një ftesë për Bashën. Ndërsa Berisha besoj do të marri pjesë, do të jetë në shesh, duke protestuar.
Ne do të jemi në punë, në atë punë që bëjnë çdo ditë.
Shumë shpejt do të kemi të gjithë platformën politike për dy vitet e ardhshme që do të jenë edhe vijat e përgjithshme të ofertës tonë elektorale.
Ofertë politike për të cilën ne do të kërkojmë votën e shqiptarëve” përfundoi ai./m.j