Sderot, me një popullsi prej 30,000 njerëzish, tri kilometra larg Rripit të Gazës, ishte një nga qytetet e para që e pagoi me gjak pushtimin e Hamasit në Izraelin jugor.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihen dy gra që përpiqen të arratisen ndërsa një furgon i bardhë me terroristë të armatosur rëndë u afrohet atyre.
Gratë u detyruan të vrapojnë dhe të fshihen pas automjetit të tyre derisa ushtarët izraelitë arritën të largojnë terroristët.
Në fakt, nga shkëmbimi i zjarrit duket se njëra prej vajzave ka mbetur e plagosur. Incidenti ndodhi të shtunën, menjëherë pas sulmit të befasishëm të grupit islamik ndaj Izraelit./m.j