Qytetarët vijojnë të përdorin paratë cash në masë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në gusht qarkulluan 394.4 miliardë lekë jashtë institucioneve financiare. Eksperti Adrian Civici shprehet se ky fenomen në rritje ka ardhur si pasojë e masës së madhe monetare gjatë sezonit turistik.
“Shifra është impresionuese në negativitetin e saj sepse është shumë e lartë. Bëhet fjalë për një shifër 3.8 miliardë euro që qarkullojnë jashtë sistemit ose e thënë në përqindje, rreth 25 për qind e masës monetare në total që qarkullon në Shqipëri në një kohë që në vendet e BE është në nivelet nga 5-8 për qind dhe në Evropën Qendrore dhe në disa vende të Ballkanit Perëndimor është në nivelet deri në 12 për qind. Niveli 24 për qind që ne kemi është nga nivelet më të larta dhe korrespondon me një kategori vendesh që ne vazhdojmë t’i quajmë në zhvillim ose problematike sa i përket formalitetit por edhe përdorimit të parave cash duke shfrytëzuar të gjithë instrumentat dhe metodat e pagesës që lidhen me sistemin bankar. Ka një shpjegim pse është rritur kaq shumë, është pasojë e masës së madhe monetare që ka ardhur gjatë sezonit turistik. Një pjesë e madhe e turistëve që vijnë shumica nuk përdor kartën ose nëpërmjet sistemit bankar por vjen me para xhepi. është fakt sidomos shqiptarët e Kosovës apo Maqedonisë apo nga vende të tjera ku janë vendosur, vazhdojnë akoma me traditën e qarkullimit me parash cash që i përdorin pastaj në Shqipëri”, u shpreh Civici.
I pyetur nga gazetarja Genta Dobra se si ndikon në ekonominë shqiptare gjithë ky nivel i lartë i parave jashtë sistemit të bankave dhe informaliteti, ai tha se kjo bën që të mos pasqyrohet në statistikat zyrtare, të cilat merren për bazë për të krijuar më pas politika të caktuara ekonomike apo sociale.
“Natyrisht që e dëmton rëndë. Gjithë kjo pata jashtë sistemit bankar dhe niveli i lartë informaliteti nuk pasqyrohet dot në statistikat zyrtare, në të gjithë llojet e shifrave që marrim për bazë për të ndërtuar politika të caktuara ekonomike, sociale. Pra duket sikur një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ekonomik është jashtë pasqyrimit real në statistika dhe për pasojë jashtë mundësisë për të marrë vendime më të mira dhe të efektshme. Nga ana tjetër, duket të kemi parasysh se informaliteti në vetvete e denatyron dhe vetë funksionimin e ekonomisë sepse shmangen shumë detyrime qoftë tatime apo taksa dhe nga ana tjetër devijon shumë nga niveli real i çmimeve për të ardhur tek pjesa kulminante tek pjesa e paratë të aktivitetit kriminal, pastrimit të parave që janë totalisht jashtë kontrollit.”, theksoi ai.
A duket të ketë një tavan për paratë cash? Sipas Civicit, marrja e kësaj mase do të frenonte fenomenin e qarkullimit jashtë bankave.
“Në kuadër të një tërësie masash në këtë drejtim, natyrisht që vendosja e tavanit është një masë shumë pozitive që frenon në një farë mënyrë fenomenin e qarkullimit të parave jashtë bankave.”, theksoi ai duke shtuar më tej se në këtë masë nuk duhet të përfshihen vetëm bizneset por edhe individët.
“Po patjetër çdo lloj pagese që bëhet duhet t’i nënshtrohet këtij rregulli sepse për bizneset problemi ka të bëjë me llogaritjen e saktë të shpenzimeve të tyre, detyrimeve, kostos reale dhe elementë të tjerë që lidhen me tatimet por edhe për individët kontrolli dhe deklarimi i saktë të të ardhurave është një masë e domosdoshme, aq më tepër që deri tani në shumë vende, kjo masë aplikohet.”, u shpreh Civici.
/f.s
Ka ndonji gje qe eshte brenda rregullave e ligjeve ne vendin tone.Sa te jete k/hajduti i shqiptarve e i shqiprise edvin karapushti ne vendin tone nuke ka funksionuar,e nuke funksion asgje brenda ligjeve.Eshte cdo e dalur jashte kontrodhit.