Pedagogu Roland Qafoku në një intervistë që ka dhënë për Euronews Albania, ka komentuar luftën mes Izraelit dhe Hamas, ku tha që ajo që ka bërë kjo e fundit është më e madhja pas Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.
Ai tha se e shqetëson fakti se si disa shqiptarë në rrjetet sociale mbështesin Hamasin dhe kundërshtojnë se ka qenë akt terrorist.
“Izraeli e njeh Kosovë, Palestina nuk e njeh Kosovën. Ajo që mua më shqetëson është se si në rrjetet sociale një pjesë e shqiptarëve mbështesin Hamasin ose kundërshtojnë kur thua se ky është një akt terrorist.
Hamas dhe UÇK-ja janë dy gjëra që nuk mund të krahasohen. Është një absurditet. UÇK-ja në fillim u quajt organizatë terroriste, por u kthjellua faktori ndërkombëtar, kur pa se çfarë bënte UÇK-ja e cila nuk sulmonte civilë dhe të pafajshëm por vetëm mbronte popullin e vet. Ajo që ka bërë Hamas para disa ditësh është më e madhja pas Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore”-tha ai.
/f.s