Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Burrel, është një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte dinjitoze, që këtë vit ka hapur dyert për 200 nxënës dhe mësues
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo shkollë e mesme.
“Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Burrelit, i shtohet listës së shkollave që po rindërtohen nga e para në të gjithë vendin”, theksoi Rama.
Më shumë se 60 shkolla po rindërtohen dhe rehabilitohen në të gjithë vendin.
/a.r