Pak minuta më parë në një konferencë për shtyp doli presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili foli në lidhje me konfliktin e nisur mes Izraelit dhe Hamas prej 3 ditësh tanimë. Ai e bëri të qartë mbështetjen për Izraelin dhe paralajmëroi vendet që e rrethojnë atë.
Në lidhje me këtë deklaratë, të ftuarit në “Real Story”, Paskal Milo dhe Frrok Çupi u shprehen se Biden foli me gjuhen e luftës.
Ai e bëri të qartë që nuk do të ketë dialog mes palëve, por pas kësaj, Hamas dhe Hesbollah nuk do të ekzistojnë më.
Milo: Ai jo pa qëllim përmendi takimin me kryeministren e Izraelit në vitet 70, kur kishte ndodhur konflikti i atëhershëm. Ai më këtë tregoi vijimësinë e mbështetjes së SHBA-së ndaj Izraelit.
Sot nuk kishte gjuhë diplomatike, nuk foli as për dialog, gjë që tregon se SHBA e sheh që konflikti do të vazhdojë dhe ata janë qartësisht krah Izraelit.
Çupi: Presidenti nuk la ekuivoke. Ai foli me gjuhën e luftës dhe vendosmërisë. Kjo tregon se Izraeli do të jetë atje, sepse këtë e ka vendos një botë e tërë që ne këtu jemi. Po ashtu ai tha të gjithëve si, Irani e Libisë se ata janë aty. Po ashtu tha se përveç Izraelit, askush tjetër nuk ka të drejtë.
Në Rripin e Gazës edhe sikur të nisin dialogët, nuk ka dialog. Pasi ajo popullsi që jeton aty udhëhiqet nga terroristët.
Presidenti la të kuptohet se nëse do të shkojmë në bisedime, do të ketë sërish terroristë. Ai po ashtu la të kuptohet që pas kësaj nuk do të ketë Hamas dhe Hesbollah.
Milo: Ajo nuk mund të pranojë si bashkëbisedues një grup terroristësh.
Konflikti tani për tani besoj se do të qëndrojë brenda territorit. Për nëse aktorët e tjerë të Rajonit, në radhë të parë adresimi ishte për Iranin dhe për ndonjë vend tjetër ndërhyn në konflikt, atëherë ne do të mund të ndodhemi para një përshkallëzimi të konfliktit, i cili nuk dihet se ku mund të ndalet.
Një rol e luan edhe Turqia, e cila në këtë rast është në një pozicion shumë të vështirë.
Thuhet që nëse ndodhi kjo që ndodhi është edhe për të penguar Arabinë Saudite nga afrimi i saj me Izraelin.
/f.s