Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dje pamjet që sipas tij tregojnë atentatin e dështuar ndaj ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj.
Në video shfaqet një makinë e bardhë që i zë rrugën makinës ku udhëtonte Kaçaj me të birin, që i zë rrugën dhe dy persona dalin për ta qëlluar me armë, por shoferi i makinës ecën mbrapa dhe largohet nga atentatorët.
Për këtë rast, Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, duke shkruar në rrjetet sociale se mandati i Ndreut “qëndron mbi atentate dhe vrasje”.
Ky i fundit ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit, duke cilësuar videon e publikuar nga Berisha si një “fantazi idiote” të “matrapazëve politikë”
Ai thekson se Salvador Kaçaj nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm elektoral në Lezhë dhe se asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk kishte arsye për të planifikuar një atentat ndaj tij.
Ndreu shtoi se ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për ndonjë incident personal dhe se pretendimi se ata mund të kishin organizuar një atentat në mbyllje të kutive zgjedhore është absurd.
“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë incident personal, në orën 6 30 kur historia e votimeve ishte ne fund! Te “vrasësh” Salvadorin në mbyllje të kutive, është kulmi i fantazisë idiote qe duhet të dëgjojmë ne për te tille matrapazë politike”, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës.
/f.s