Njësoj si ministri i tij i Jashtëm, edhe presidenti rus, Vladimir Putin sheh krijimin e shtetit palestinez, si të vetmen alternativë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat tashmë kanë arritur kulmin.
“Shtetet e Bashkuara bëjnë presion te të dyja palët, por gjithnjë pa llogaritur interesat themelore të popullit palestinez”, u shpreh Putin gjatë takimit me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani.
Izraeli, tashmë ka marrë kontrollin e kufirit me Gazën dhe pritet nga momenti në moment për të nisur një sulm hakmarrës ndaj Hamasit, dhe sipas raportimeve më shumë se 35 batalione janë dislokuar në këtë operacion.
Gaza, ndërkohë po rrezikon një krizë të vërtetë humanitare, pasi Izraeli ka ndërprerë prej së shtunës furnizimin me ujë, energji dhe medikamente mjekësore.
/f.s