Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar në lidhje me atë se çfarë po ndodh në konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës. Ai reagoi ashpër ndaj administratës izraelite, e cila ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike për Palestinën.
Presidenti Erdogan kritikoi gjithashtu vendimin e administratës amerikane për të dërguar një marinë në rajon për të mbështetur Izraelin, njoftojnë mediat turke.
Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael dhe e pushtuan atë.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, u raportua se 19 persona humbën jetën dhe rreth 110 persona u plagosën nga sulmet e ushtarëve izraelitë. Në sulmet e kryera nga Gaza u raportua se 1000 izraelitë humbën jetën dhe 2806 persona u plagosën, 106 prej tyre rëndë./m.j