Gjykata ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla për pushimin e çështjes ndaj tij.
Pas caktimit të trupës gjykuese Alla dhe 10 të akuzuar të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa 2 prej tyre gjykim të zakonshëm.
Ish-kryebashkiaku Alla dhe ish-nënkryetarja Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërsa ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha edhe dy administratorët Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimit të dokumentave”.
/f.s