Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje është vënë në pranga në Portin e Durrësit.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Shkupit dhe Interpol Beogradit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi D. S. alias D. I., 45 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, njoftoi policia.
45-vjeçari ka tentuar të dalë nga Shqipëria duke përdorur një pasaportë me ngjashmëri të një shtetasi serb. Por edhe kjo pasaportë që kishte marrë 45-vjeçari ishte e një personi me rekorde kriminale.
“Pas verifikimeve të thelluara të kryera nga Policia, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet e RMV-së, pasi Zyra e Prokurorisë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga Kodi Penal i këtij shteti”, njoftoi policia.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.
/a.r