Një 34-vjeçar nga fshati Bitinckë është proceduar nga policia e Devollit. Sipas të dhënave, ai i ka vendosur zjarrin ditën e djeshme, tokës së marrë me qira prej tij. Zjarrvënia ka qenë pikërisht në fshatin Bitinckë, duke rrezikuar që zjarri të përhapet në të mbjellat ngjitur.
Ky nuk është rasti i parë në Devoll, ndërsa për periudhën e verës, ka patur në total 26 raste të zjarrvënies së qëllimshme me 20 persona të proceduar. Ka pasur edhe raste të tjera me zjarre aksidentale, por fatmirësisht janë marrë masat menjëherë nga zjarrfikësja e policia për izolimin dhe fikjen e tyre. Zjarrvëniet mbeten një nga problemet kryesore ndërsa nga instancat apelohet për ndërgjegjësimin e banorëve lidhur me këtë çështje.
/a.r