Eksperti i sigurisë dhe ish-pjesëtari i forcave speciale Ergys Muzhaqi e konsideron të kuruar në detaje sulmin e organizatës së Hamasit ndaj Izraelit.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Muzhaqi analizoi 3 elementë të sulmit terrorist të Hamasit.
“Modesisht mund të them që në këtë rast kemi organizim jo në zinxhir të vogël, është frontal masiv. Është koordinim i shumë njerëzve në një kohë të shkurtër me efikasitet. Kemi elementin kohë. Koha është zgjedhur në mënyrë shumë specifike. Është festë, e premte për të shtunë dhe ora 6 e mëngjesit. E treta, janë marrë në analizë të gjithë elementët e sigurisë së posaçme, ajo mburoja e hekurit, dronët fluturues, kanë fluturuar në një lartësi të ulët”.
Sipas ekspertit, nuk përjashtohet mundësia që ky sulm i organizuar të jetë ndihmuar edhe nga elementë brenda Izraelit.
“Duket që janë të kuruar në detaje këto elemente nga Hamasi që i vetmi element na ka ngelur pa thënë që është që ka elementë të brendshëm nga ana e Izraelit. E vetmja gjë që ka ngelur pa përmendur kjo është”.
Por ky dyshim i ekspertit muzhaqi është kundërshtuar nga të ftuarit e tjerë në studio.
/a.r